Flash News

Ditari i Opozitës

Ngërçi në Vorë, Tabaku: PS dhe LSI bashkojnë votat për të larguar komisionerët e PD, do bëjmë kallëzim penal

Ngërçi në Vorë, Tabaku: PS dhe LSI bashkojnë votat

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka komentuar ngërçin e krijuar në qendrat e votimit në bashkinë e Vorës pasi sipas kreut të KQZ, në 22 qendra votimi procesi nisi pa komisionerët e Partisë Demokratike, pasi emrat e propozuar nuk ishin nga Vora.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku thotë se lidhur me këtë situatë, PS dhe LSI kanë bashkuar votat për të larguar komisionerët e PD.

Me nje vendim te paprecedente tre anetare te PS bashkuan voten me anetaret e LSI kane refuzuar qe te zbatojnë vendimin e komisionerit të zgjedhjeve  të marrë gjaë ditës së djeshme, për emërimin e komisionerëve të PD dhe vendimin e Kolegjit të Apelimit të marrë mbrëmë në orën 02.00 të natës. Ndërkohë që flasim në qendrat e votimit janë emëruar 22 sekretarët të cilët i përkasin PD dhe akoma nuk ka një vendim për kryetarët të cilët i përkasin po PD në 22 qendrat e tjera.

Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione si vëzhgues por nuk janë duke kryer rolin e tyre si kryetar.

Unë iu bëj thirrje subjekteve politike të kalojnë përtej porosive partiake dhe politike, përtej atyre që i urdhërojnë me telefon dhe me mesazhe dhe të zbatojnë vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve dhe vendimin natën vonë mbrëmë të KAS-it.

Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione. Unë që në orën 07.00 të mëngjesit kam lëvizur në pjesën më të madhe të qendrave dhe kam vënë re që ashtu siç e deklarova përfaqësuesit e PS me përfaqësuesit e LSI nëpër komisione kanë refuzuar që të zbatojnë këtë vendim.

I kërkoj të gjithë qytetarëve të Vorës, i kërkoj të gjithëe qytetarëve të Marqinetit, të Gërdecit, Marikaj, Muçajt, Fushë Prezë dhe të gjithë zonave përreth në bashkinë Vorë dhë të vijnë dhe të votojnë masivisht për subjektin Partia Demokratike.

Siç e shikoni në fletën e votimit ka vetëm një subjekt që e përfaqëson opozitën shqiptare që është Partia Demokratike, subjektet e tjera janë bërë të gjitha bashkë kundër Partisë Demokratike”, tha Tabaku.

Sipas saj, PD po përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë.

“Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki”, deklaroi Tabaku.

Ngërçi në Vorë, Tabaku: PS dhe LSI bashkojnë votat

Nga ana tjeter, përfaqësuesi i LSI-së në Komisionin Zgjedhor, Altin kaziaj, shprehet se në Vorë është gjithçka brenda ligjit. Sipas tij nuk ka asnjë lloj anomalie por janë thjesht deklarata politike të Partisë Demokratike sepse nuk gjen dot persona për t'i ngarkuar me përgjegjësi zgjedhore, 

Të fundit