Flash News

Ditari i Opozitës

“Ngrehuni dhe bjerini”, Monika Kryemadhi “bëhet lëmsh”, ngatërron Fan Nolin me Migjenin

 “Ngrehuni dhe bjerini”, Monika Kryemadhi “bëhet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ndalur në Vlorë për prezantimin e kandidatëve për deputetë.

Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, teksa thotë se pas 25 prillit do të ketë surpriza nga Shkodra deri në Vlorë, Kryemadhi ka cituar vargjet e poezisë ‘Anës lumenjve’ të Fan Nolit, por e ka cilësuar gabimisht si vargjet e Migjenit.

“Jam e bindur se surpriza e 25 prillit, është nga Shkodra gjer në Vlorë, ashtu siç e ka thënë dhe Migjeni “ngrehuni dhe bjerini, korrinin dhe shtypini të gjithë ata që grabisin qytetarët, pronat, bizneset tuaja duke ju gjobitur, që marrin cdo ditë frymën e ajrin tuaj se janë të pangopur”, tha Kryemadhi ndër të tjera.

Video pas minutës ’28:

Më vonë, Kryemadhi sqaron lapsusin teksa shfaqet me zëvendëskryetarin e LSI-së, Luan Ramën. Ajo thotë se poezinë ia ka lënë Luan Ramës.

Ky i fundit, shpjegon se Migjeni, Fan Noli apo dhe Dritëroi janë referenca më e madhe e atdhedashurisë.

 

Të fundit