Flash News

Ditari i Opozitës

Nikolla i dha fjalën, Berisha tregon pse refuzoi të fliste për heqjen e imunitetit

Nikolla i dha fjalën, Berisha  tregon pse refuzoi të fliste për

Kryedemokrati Sali Berisha refuzoi të mbante një fjalim në seancën plenare ndërsa mazhoranca miratoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit.

Nga jashtë Parlamentit, Berisha u pyet se pse refuzoi të “mbrohej”.

“Gjithçka është e paligjshme, është antikushtetuese”, tha ai shkurtimisht.

Pasi u vendos heqja e imuniteti të tij, ish-kryeministri Berisha u largua nga salla e Kuvendit.

“Sot, narkoparlamenti në një akt antikushtetues, antidemokratik, votoi në kundërshtim me ccdo procedurë kushtetuese, në kundërshtim me ccdo procedurë ligjore, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim.

Në një mënyrë apo në një tjetër, parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator, dy vite më parë.

Por në qoftë se dështoi me 9 shtator, ju garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë, se ky vendim jo që nuk mund të realizojë qëllimet, shkatërrimin e opozitës, por ky vendim do mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë, dhe nën moton: o sot o kurrë, do i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi.”

Të fundit