Flash News

Ditari i Opozitës

Nis “Foltorja” e Vlorës, Berisha-Ramës: E ke shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Evropës

Nis “Foltorja” e Vlorës, Berisha-Ramës: E ke

Ka nisur "foltorja" e tretë e ish-liderit historik të demokratëve Sali Berisha në Vlorë. Berisha e ka nisur takimin me akuza drejtuar kryeministrit Edi Rama. 

Berisha e ka cilësuar qeverisjen e Ramës në 8 vite, si arsyen e shndërrimit të Shqipërisë në një dele të zezë për Evropën.

"Jemi mbledhur të betuar, për ta çuar deri në fund këtë betejë për ta ngritur PD dhe opozitën aty ku meriton. Ne vijmë sot pas 8 vitesh të qeverisjes më të keqe që vendi ka njohur nga diktatura komuniste, Vijmë sot kur Edi Rama me qeverisjen e tij ka kaluar tejkaluar çdo rekord të zi në rajon dhe Evropa ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës., Ne vijmë këtu kur shqiptarët pakësohen çdo javë, çdo muaj njëlloj sikundër të qeveriste jo një shqiptar por si Vaso Çubrillovic me platformën e tij, i cili në 8 vite e trysnoi dhe burgoi për çështje civile si askund dhjetëra mijëra qytetarë shqiptar. I cili ngjiti Shqipërinë vendin e dytë për korrupsionin. I cili në 8 vite i mbylli Shqipërisë dyert e negociatave dhe ndërtoi shtetin e parë narkoman në këtë kontinent. I cili në 8 vite bllokoi procesin e integrimit evropian. U rrëmbeu shqiptarëve votën, u rrëmbeu të ardhmen. 8 vite kanë qenë shumë të rënda për ju, kur shqiptarët nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon ranë në qytetarët me rroga më të ulëta në rajon, 30% më të ulëta se Kosova," deklaroi Berisha. 

Të fundit