Flash News

Ditari i Opozitës

Nis protesta e opozitës para Gjykatës së Lartë, Noka: E lajmëruam policinë, s'ka marrë masa

Nis protesta e opozitës para Gjykatës së Lartë, Noka: E

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita para Gjykatës së Lartë. Mbështetësit demokratë janë mbledhur në hyrje të rrugës "Myslym Shyri" dhe janë vendosur përballë Gjykatës së Lartë.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.

Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, tha për mediar se policia është lajmëruar për protestën, por nuk ka marrë asnjë masë.

Noka tha se sot do të jenë përballë Gjykatës së Lartë, ndërsa nesër para SPAK.

“Ne kemi  lajmëruar policinë, por nuk kanë marrë asnjë masë. Kështu që ne jemi në protestë, në mosbindje civile, le ta zgjidhin vetë ata. Ta harrojnë se me këto skenarë mund të na ndalojnë. Nuk ka më ndalim. Sot jemi këtu, nesër do jemi përballë SKAPIt, ne jemi përditë në protestë. Nuk ka bandë që na ndalon. Le të bëjnë çfarë përpjekje të duan”, tha Noka.

 

Të fundit