Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca parlamentare zgjati 20 minuta, opozita bllokoi foltoren me deputetët e papërjashtuar

Seanca parlamentare zgjati 20 minuta, opozita bllokoi foltoren me deputetët

Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca e sotme plenare, ku deputetët e PD që nuk janë të përjashtuar kanë bllokuar foltoren.

Me pankarta me mesazhe të ndryshme në duar, në anglisht “Free Berisha”, “Edi Rama Narcostate”, “Free and fair elections” etj deputetët e papërjashtuar ishin pozicionuar duke bllokuar foltoren, ndërsa mbanin fjalën nga vendi deputetët e mazhorancës. 

Po ashtu, një barriere me hekura ishte vendosur pranë shkallëve hyrëse të Kuvendit. 

Deputetët e PD që janë të përjashtuar nuk janë paraqitur në seancë, pasi po angazhohen në terren për protestën e nesërme. 

Në rend dite ishte  parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren.

Të fundit