Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: ‘Ballkani Hapur’, projekti më i mbrapsht dhe anti-perëndimor

Nishani: ‘Ballkani Hapur’, projekti më i mbrapsht dhe

Ish presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar nismën ‘Ballkani i Hapur’ si një projekt të mbrapsht dhe anti-perëndimor.

Duke folur gjatë protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, Nishani tha se protesta e sotme është thirrur kundër shumë padrejtësive që i janë bërë shqiptarëve gjatë 8 viteve të fundit.

Nishani: Prej 8 vitesh hajdutëria, vjedhja, korrupsioni, skandalet na kanë imponuar që ti kthejmë në kulturën e jetës së përditshme, duke i mbyllur gojën qytetarit, duke zhbërë institucionet dhe duke vënë në gjumë opozitën.

Afera e fundit e inceneratorëve është  vetëm një pjesë e hajdutërisë së kësaj qeverie në xhepat e secilit prej jush.

Kujt mund tja rrokë mendja që mund të ndodhin vjedhje të tilla në sytë e ligjit, dhe askush nuk përgjigjet. A mund të ndodhë në një vend normal?

Ku e gjen kurajën hajnia, e gjen te mungesa e frikës ndaj ligjit. Hajnia nuk shkon vetëm, është bashkë me tradhtinë.

Sot protestojmë kundër padrejtësive. Kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëpunimit, por promotorë të bashkëpunimit. Kurrë nuk pranojmë rikthimin e hegjemonisë serbe në rajon se është rreziku më i madh kërcënues i stabilitetit.

I ashtuquajturi Ballkani Hapur është projekti më i mbrapsht dhe antiperendimor. A mund ta marrin peng PD aleatët e hajnisë? Kurrë/. Ata marrin peng një njeri, por jo një komb të tërë.  

 

Të fundit