Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: Kuvendi i 11 Dhjetorit vendos PD-në zyrtare

Nishani: Kuvendi i 11 Dhjetorit vendos PD-në zyrtare

Ish-presidenti Bujar Nishani, një përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se Kuvendi i 11 Dhjetorit do të vendosë Partinë Demokratike zyrtare.

I ftuar në studion e 'Opinion', Nishani u shpreh se 11 Dhjetori jo vetëm do të rithemelojë PD-në, dhe do të sjellë një parti me lidership dhe statut të ri, por do të zerojë edhe çdo vendim të marrë më parë.

"Në datën 11 Dhjetor, Kuvendi do të rithemelojë PD-në. Me statut të ri me lidership të ri. Një parti politike që rithemelohet do të ketë struktura të reja, teza të avancuara politike.  Kuvendi i datës 11 Dhjetor është omipotent, jo vetëm për rithemeluar Partinë Demokratike, por edhe për të zeruar të gjitha vendimet e mëpareshme. PD ka nevojë për ndryshim radikal. PD zyrtare është ajo që merr këro vendime. Kuvendi i 11 Dhjetorit vendos PD-në zyrtare", tha Nishani.

Të fundit