Flash News

Ditari i Opozitës

Nisja e vitit të ri shkollor/ Xhixho: Situata është dramatike! 22 shkolla të mbyllura dhe 115 mijë nxënës më pak

Nisja e vitit të ri shkollor/ Xhixho: Situata është dramatike! 22

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka komentuar situatën aktuale ne vend teksa është ndalur në mënyrë të veçante tek situata e arsimit në vendin tone. 

E ftuar në Syri tv, Xhixho u shpreh ndër të tjera se sot në bankat e shkollës janë ulur rreth 115 mijë nxënës më pak në më pak se një dekadë.

Xhixho thotë ndër të tjera se numri i ulët i nxënësve ka ardhur si pasojë e shpopullimit, ndërsa shton se kushtet e shkollave nuk janë ato që u premtuan nga ministrja e arsimit. 

Xhixho thotë se ka para për kopshtet e Ramës në Kryeministri, inceneratorët, PPP dhe rrugët e florinjta por jo për shkollat dhe rritjen e cilësisë së shkollimit të fëmijëve shqiptarë.

Erisa Xhixho: Në fakt situata është dramatike. Ti ke më pak se një dekadë dhe ke mbi 115 mijë nxënës më pak. Ke 22 shkolla të mbyllura këtë vit. Pra situata e shpopullimit që kemi vite e vite që flasim dhe ku gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër, ka bërë që vetë numrat të flasin qartë për një rënie dramatike të nxënësve. Dhe padyshim jo vetëm problematika e shpopullimit por ke edhe problematika mjaft të mëdha të tjera ku flasim për cilësinë e arsimit. Çfarë cilësie ofrojmë ne sot. Ne kemi një raport të Pizës që thotë që fëmijët tanë janë të fundit në botë për mendim kritik. Janë mbi 60 për qind analfabetë funksionalë. Çka do të thotë që lexojnë dhe nuk kuptojnë atë që lexojnë dhe nuk munden që ta riprodhojnë.

Gjë që në çdo qeveri të përgjegjshme do të ishte një kambanë alarmi dhe ku prioritet i prioriteteve duhet të kishte qenë në fakt arsimi. Kjo jo vetëm që nuk është por ti ke edhe buxhetin më të ulët në rajon, 2.29 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Ti ke sot klasa, shkolla, në Tiranë që vazhdojnë me dy turne. Ti ke sot Astirin, freskun që nuk kanë shkolla dhe kopshte. Me 70 mijë banorë Astiri. Më duket sikur bëjmë edhe njëherë përsëritjen e të gjithë denoncimeve tona, dhe absolutisht të prindërve, të familjeve të tëra të cilët do të duhet ti çojnë në shkolla të tjera. Do të duhet të paguajnë një kosto shtesë. Dhe padyshim nëse ti bën një krahasim në një analizë që kanë bërë edhe ekspertë të arsimit që nëse ti çon një fëmijë në publik, kostoja që ti ke, duke fillur nga librat...Se propaganda e librave falas është propaganda më e madhe e kësja qeverie.

Sepse jo vetëm që janë të papërdorshëm, dhe një prind nuk mund t’ua ofrojë këtë fëmijëve të vet dhe detyrohet ti blejë dhe kostoja është nga 100- 150 mijë lekë të vjetra. Por në orën 11, parashkollori të mbaron mësimin. Pra nga ora 8-11 të ofrojmë shërbim publik. Po pas orës 11 ku ti çojmë fëmijët. I çojnë në kurse apo...dhe kostoja është shtesë dhe gjithë infrastruktura që shkon, po të them rreth 3 milionë lekë të vjetra një familje shqiptare detyrohet të paguajë në arsim publik, falas. Që do të duhet te ishte ekskluzivitet i qeverisë dhe do të duhet te mbulohej komplet nga kjo qeveri, që nuk ka pak para. Ka para, ka për kopshtin Eden për kënaqësinë e kryeministrit 4 milionë euro, paguhen milionë euro për këto rrugët e florinjta, për koncesionet, për aferën e inceneratorëve, por nuk ka asnjëherë para për arsimin. Mos të flas për kurrikulat. Testi i Pizës, në fakt nxori një të vërtetë shumë të madhe.

Që atë reformë që bëre më 2013 që do sillen libra nga Oksfordi, britanik, në fakt rezultuan me një rënia dramatike të nxënësve tanë dhe një dështim i këtyre kurrikulave, çka do të thotë që nxënësit tanë kanë një cilësi jashtëzakonisht të dobët të librave. Dhe duhet të kësh nje eksperience shumë të madhe për të riprodhuar ato tekste....

Të fundit