Flash News

Ditari i Opozitës

Një orë para mbylljes së qendrave të votimit, Basha: Dilni dhe vendosni si do të jenë 4 vitet e ardhshme në Shqipëri

Një orë para mbylljes së qendrave të votimit, Basha: Dilni

Kur na ndan edhe një orë nga mbyllja e qendrave të votimit, kreu i PD, Lulzim Basha u ka drejtuar sërish thirrje shqiptarëve që nëse nuk kanë votuar ende, të dalin dhe të ushtrojnë këtë të drejtë.

Nga selia blu, Basha u bëri thirrje të votojnë, pasi me votën e tyre do të vendosin për fatin e 4 viteve të ardhshme.

Deklarata e Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë.

Kemi edhe një orë mundësi për të votuar.

Nëse nuk keni votuar akoma merreni këtë mundësi tani dilni nga shtëpitë tuaja, votoni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë, për të ardhmen e Shqipërisë.

Nëse keni votuar faleminderit! Trokisni në një derë tek dikush që nuk ka votuar, merreni çojeni të bëjë edhe ai apo jo detyrën ndaj  fëmijëve dhe të ardhmes tonë të përbashkët.

Është një ditë e mrekullueshme për demokracinë shqiptare.

Është dita kur të gjithë së bashku do të ndërtojmë një Shqipëri të shpresës dhe të ardhmes për çdo shqiptarë.

Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë, dilni masivisht dhe votoni. Dilni dhe votoni në kutitë e votimit.

Është koha e Shqipërisë.

Kjo është koha ynë. Dilni dhe votoni!

Të fundit