Flash News

Ditari i Opozitës

“Një pronar pershkarexhe takohet me Ramën”, Berisha: 300 mijë ton naftë kontrabandohen me lejen e qeverisë

“Një pronar pershkarexhe takohet me Ramën”, Berisha: 300

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një tryezë bisedimi me ekspertë të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve.

Berisha tha se afro 300 mijë ton karburante kontrabandohen në Shqipëri dhe kjo gjë bëhet me miratimin e qeverisë Rama. Kryedemokrati tha se sipas informacioneve, kontrabandën e naftës e bën një pronar peshkarexhe, i cili thuhet se takohet periodikisht me kryeministrin Rama.

“Dje deklarova se do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do subvencionojmë 100 përqind biletat e udhëtimit inter-urbane dhe urbane. Nuk po shpikim e kanë bërë edhe të tjerë. A kemi mundësi ne ta bëjmë këtë? Plotësisht. Jemi vendi që prodhojmë 1 milion ton naftë. Po ju e dini, që sot konsumi i naftës me 300 e ca mijë automjete më shumë se në vitin 2012, është më i paktë.

300 mijë ton kontrabandohen, por si kontrabandohen? Qeveria. Nafta nuk është kokainë që futet në arka bananesh, është i njohur zinxhiri. Ka pronarë të peshkarexhave. Një prej tyre bën vetëm kontrabandë nafte, që i shkarkon lirshëm dhe që thuhet se takohet periodikisht me kryeministrin. Nuk mund të ketë kontrabandë nafte pa një mbulesë të plotë të qeverisë. Ky të duket ndonjëherë se ka mendësinë e Shqipërisë pa vetura”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit