Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Dumani nuk ka këllqe të luftojë korrupsionin, është peng i Ramës

Noka:  Dumani nuk ka këllqe të luftojë korrupsionin,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaron se me vendimin e Apelit që njohu grupimin e Berishës si PD zyrtare, tashmë demokratët janë më të bashkuar. 

Nga Përmeti ku po zhvillohet një takim me simpatizantë të PD, Noka ka sulmuar edhe kreun e SPAK Altin Dumani, të cilin e ka quajtur “ushtar” të kryeministrit Edi Rama, synimi i të cilit është asgjësimi i opozitës.

Tashmë jemi të pashitur, të pakapur, të pagjunjëzuar. Ja dolëm në 3 vite të mbajmë PD dhe opozitën gjallë.

Ia dolëm të kthejmë edhe flamurin që na ishte marrë peng.

Nuk mjafton vetëm opozita që të luftohet krimi i organizuar dhe të luftohet shpopullimi.

Në vendin tonë vetëm opozita është në shërbim të qytetarëve.

Ku është drejtësia e re?

Ku është Altin Dumani? A ju dha shqiptarëve një përgjegjës për inceneratorët.

A ju dha shqiptarëve ai dhe SPAK një përgjegjës për inceneratorët?

Jo. Dumani nuk ka këllqe të luftojë korrupsionin sepse është peng i Ramës dhe regjimit.

I është caktuar vetëm një detyrë, të bëhet krah Ramës për të asgjësuar opozitën”, tha ai.

 

Të fundit