Flash News
Po kalonin kanalin anglez, humbin jetën disa emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë
Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë
Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit
Dogji gruan me benzinë, sot seanca ndaj Bledar Trëndafilit
Zjarri në azilin privat në Tiranë, u lënduan 4 të moshuar
Noka flet pas tensioneve në Parlament: Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, por qeverisë
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur pas tensioneve që pushtuan sallën e Parlamentit sot, ku ai ishte edhe një prej protagonistëve.
I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Noka zbuloi se pas tensioneve të sotme kishte pësuar edhe dëmtime në dorën e djathtë, të cilat i shfaqi për kamerat dhe i quajti “plagët e betejës me horrat e Gardës”.
“Këtu nuk duhet t’i vësh flakën Kuvendit, duhet t’ia vësh qeverisë. Në Shqipëri termi zgjedhje nuk ekziston, ekziston termi tender. Ja ku janë plagët e betejës më horrat e gardës.
A kanë imunitet deputetët, Shikoni pamjet e sotme dhe shikoni nëse kanë apo jo deputetët imunitet. Mua nuk do kenë shans që të më ndalojnë ashtu, por sot tentuan të na kontrollonin si dele”, u shpreh ai mes të tjerave.