Flash News

Ditari i Opozitës

Noka ironizon mbledhjen organizuar nga Alibeaj: Edhe shoferi im mund të ishte pjesë

Noka ironizon mbledhjen organizuar nga Alibeaj: Edhe shoferi im mund të

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka nuk i ka kursyer ironitë për Kryesinë e grupit të Alibeajt që u mblodh sot për 3 orë.

I ftuar në emisionin Open në ‘News24’ Noka tha se në atë mbledhje mund të ishte dhe shoferi i tij.

“Problemi është te institucionet, një forcë politike mbahet me institucione, anëtarësi dhe statut. Ajo është Kryesi që nuk ekziston.

36 vetë të emëruar nga kreu i partisë, nga shumica nuk janë aty, nuk quhet kryesi. Ata janë individë që mund t’i vijë radha dhe shoferit tim që të jetë në atë grup. Nuk kanë asgjë të përbashkët me institucionet e drejtimit të një force politike”, tha Noka.

 

Të fundit