Flash News

Ditari i Opozitës

"Duan të asgjësojnë opozitën", Noka: Kryetari i parlamentit është kthyer në skllav të kryeministrit

"Duan të asgjësojnë opozitën", Noka: Kryetari i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza ndaj mazhorancës për shtypje të zërit opozitar.

I ftuar në News24, Noka tha se Kuvendi është kthyer në një farsë nën kontrollin e kryeministrit. Ai deklaroi se “kryetari i parlamentit është kthyer në skllav të kryeministrit”.

"Kjo legjislaturë ka nisur në mënyrë të turpshme, synohet të zhduket zëri opozitar. Parlamenti po drejtohet nga Edi Rama. Ishte ai që tregonte se çfarë duhet të bëjë opozita. Ai vendoste se kush duhet të flasë e kush jo. Kryetari i parlamentit është kthyer në skllav të kryeministrit.

Rama i drejtonte gishtin opozitës, Edi Rama i dha fjalën avatarit, kjo është për ta përdhunuar tempullin e fjalës së lirë. Në këtë vend, çdo gjë e vendos kryeministri. Është thyer balanca e pushteteve  në Shqipëri. Ne jemi republikë kryeministore. Të gjithë avatar i ka Rama, ai i vendos vetë të gjitha. Parlamenti zhvillon farsë, sepse edhe zgjedhjet ishin farsë.

Ministrat dhe deputetët e PS e kanë të ndaluar të mendojnë. Në PS ka vdekur liria e demokracia, nuk guxojnë dot të thonë asnjë fjalë të kundërt me atë që thotë kryeministri. Opozita fjalën ka, edhe atë po tenton ta heqë ky kryeministër", tha Noka. 

Të fundit