Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Luan Baçi është “viktima” e radhës e dyshes Rama-Basha, misioni i “pengut” është shkatërrimi i PD

Noka: Luan Baçi është “viktima” e radhës e

Deputeti Flamur Noka reagon pas shkarkimit të Luan Baçit si kryetar i PD dega Fier nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Noka shkruan se pas tij, Baçi është “viktima” e radhës e dyshes Rama-Basha, për shkak se dolën krah ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Nokës, misioni i Bashës është shkatërrimi i PD.

“Partia Demokratike po vuan katandisjen me te rende te cilen ja  shkaktoi “ pengu” . Hakmarrja ndaj atyre qe nuk jane dakortu me te qe ta likujdojne  PD per hesap te Edi Rames sot po prevalon.   Luan  Baci eshte viktima e radhes e dyshes Rama - Basha. 

 A mund te emërohet kryetar dege  ne nje bashki banori i nje bashkie tjeter??A i shërben PD kjo apo shkatërrimit te saj. Kjo  tregon se misioni i “pengut” eshte shkatërrimi i PD .Ta ndalojmë.  Te ike pengu qe te ringrihet “PD””, shkruan Noka.

Të fundit