Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Në PD, Lulzim Basha është ‘Kali i Trojës’

Noka: Në PD, Lulzim Basha është ‘Kali i Trojës’

Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi se për Partinë Demokratike, Lulzim Basha është veçse një ‘Kalë Troje’. Në studion e ‘Politiko’, Noka u shpreh se Basha ka pasur në dispozicion kohën për të verifikuar firmat, por nuk e ka bërë sepse nuk do të pranojë realitetin.

“Në Partinë Demokratike,Lulzim Basha është ‘Kali i Trojës’. Lulzim Basha i ka pasur të gjitha mundësitë, që për dy orë maksimumi tre orë të vërtetonte firmat. Je parti, ke një ngrehinë administrative që mund t’i verifikosh. Kur kryetarët që ke emëruar ti, se e dimë shumë mirë se në degën më i ulët niveli i firmosur është 52%. Imagjino ç’bëhet në degët e tjera. 90-90 e ca përqind. Me 71 telefonata, ishte vërtetuar e gjitha. Nuk duan ta pranojnë. Sepse Lulzim Basha është peng. Atë e kanë detyruar,do rrish i lidhur pas karriges dhe vulën do ta mbash në xhep”, tha Noka për ‘Politiko’.

Të fundit