
Flash News
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
Diplomatët në terren, Soreca: Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat do vizitojnë më 25 prill qendrat e votimit
KQZ njofton se fletët e votimit për 6 qarqe janë gati, kur pritet të vijnë në Shqipëri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Nora Malaj heq këpucët dhe hipën mbi karrige: Te unë shohin gruan e fortë që s'lodhet së punuari

Kandidatja për deputete e LSI-së në Qarkun e Tiranës, Nora Malaj ka takuar ditën e sotme gratë e një fasonerie. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shprehet mjaft e kënaqur nga ky takim ku shkruan se te sytë e tyre sheh shpresë dhe kanë ëndrra që jetën ta ndërtojmë në Shqipëri.
Sipas Malajt, gratë shohin te ajo gruan e fortë që nuk lodhet së punuari e foluri për to. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet se Malaj ka hequr këpucët dhe ka hipur në një karrige për t'ë folur para grave të fasonerisë.
Postimi i plotë:
Unë besoj te dora e gruas!
Dita e sotme filloi me një takim mbresëlënës!
Ato janë gra si të gjitha ne, po punojnë në Fasoneri dhe prodhojnë të brendshme për eksport. Të mira, të paqta dhe shumë të sinqerta. Më presin me shumë dashuri. Në sytë e tyre ka shumë shpresë. Ato kanë ëndrra dhe duan që jetën ta ndërtojnë në këtë vend. Te unë shohin gruan e fortë që nuk lodhet së punuari e foluri për to.
Një grua e fortë nuk është ajo që përmirëson jetën e saj, një grua e fortë është ajo që pêrmirësion jetën e grave e vajzave të tjera.
Unë e ngre zërin, jo që të bërtas, por ato që ngurojnë dhe mendojnë si unë të dëgjohen.
Ne nuk mund të kemi sukses ku gjysma prej nesh nuk ka zë dhe nguron!
Teksa flas dua që t'i rrok të gjitha bashkëbisedueset e mia me sy. Kam sheshpamje të vogël.
Një nga zonjat më ofron karrigen e saj, më jep dorën dhe unë ngjitem lart. Ligjërimi bëhet më i thjeshtë, por energjia është më e madhe.
Teksa flas për fuqizimin dhe punën e papaguar të grave, për pagën sociale për ato që nuk kanë vitet e punës kur dalin në pension, për misionin e mundur që çdo grua, vajzë apo nënë bën në jetën e saj e ndjej se vota e gruas, vajzës dhe nënës kësaj radhe do të bëj ndryshimin e madh, për të shkuar të ata që ato besojnë, që i ndjejnë pranë dhe i kuptojnë për energjinë që trasmetojnë!
Ato ishin 200 zonja, po ato ishin 200 zemra që rrihnin fort për ta bërë jetën në Shqipëri më të bukur!
Faleminderit miket e mia!
Ishte një mëngjes mbresëlënes! Edhe 17 ditë dhe e mira do të triumfoj mbi të keqen!
Sinfonia e jetës do të triumfoj!
Të fundit



Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"
16 Prill 2021, 20:36
Kryemadhi: Sondazhet nuk janë politikë, por gjoba
16 Prill 2021, 20:21



Banorët e Vaqarrit ankohen tek Basha: Administratori Gent Myrto po na vjedh pronat
16 Prill 2021, 19:15
Elvana Gjata po prezanton tani live albumin e saj "Çelu"
16 Prill 2021, 19:10
Rama e pranon për herë të parë: PD është rritur krahasuar me 2017-n
16 Prill 2021, 18:59

Rita bën dhe punë shtëpie, mamaja e saj: Lan enët
16 Prill 2021, 18:54
Një këngë e fuqishme, Bebe Rexha publikon klipin e saj të ri
16 Prill 2021, 18:23