Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk heq dorë, po punoj përditë”/ Basha: Pse nuk mora pjesë në mbledhjen e grupit

“Nuk heq dorë, po punoj përditë”/ Basha: Pse nuk mora

Lulzim Basha ka dhënë deklaratën e parë për mediat, pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Ai tha për gazetarët teksa po hynte në ambientet e Kuvendit se nuk do të heqë dorë nga përgjegjësia përballë demokratëve, duke theksuar se po punon për një PD të bashkuar.

I pyetur nëse PD është më e bashkuar pas dorëheqjes së tij, Basha tha: Ajo që dua të them është që unë po punoj e do punoj për një PD të bashkuar rreth vlerave që të jetë alternativë për njerëzit e që të jetë alternativë do të thotë të punojë për njerëzit të tejkalojë interesat personale për të cilat kam vendosur dhe të marr vendimin që jeni njohur të gjithë por jo të heqë dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.

PD duhet të kthehet në alternativë e shpresë për njerëzit. Unë do punoj përditë që PD të kthehet në alternative që s’mund të jetë në kundërthënie me aleatët tanë strategjikë.

Sa i përket mungesës së tij në mbledhjen e grupit që u mbajt mëngjesin e sotëm, Basha tha se e kishte parashikuar që diskutimi do të degrdonte në përplasje.

“Ka qenë tejkalimi i interesave për t’i dhënë mundësinë forumit që të diskutojnë dhe të vendosin dhe jo nën presion. Kjo ka qenë arsye që vendosa të mos isha në mbledhje që u paralajmëruar që dje që të degradonte në një konfrontim dhe jo në një frymë bashkimi rreth vlerave”, tha Basha.

 

Të fundit