Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk ka më ndarje pushtetesh"/ Korreshi: Shqipëria është kthyer në vend qokash dhe gjobash

"Nuk ka më ndarje pushtetesh"/ Korreshi: Shqipëria

Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi, ka folur mbi zhvillimet më të fundit politike në vend.

I ftuar në Syri TV, Korreshi deklaroi se në Shqipëri nuk ekziston më ndarja e pushteteve dhe se qeveria i ka përqendruar të gjitha në duart e saj.

‘Nuk ka më ndarje të pushteteve, janë shkrirë të gjitha në një. Niko është drejtori i Kuvendit, apo Taulanti me Edi Ramën. Edi Rama me sy, Taulanti me gojë dhe ai tjetri me t’i rënë çekiçit. Nuk shkon një gjë e tillë,’ u shpreh Korreshi.

Korreshi u shpreh se, në 35 vite demokraci nuk është parë sjellje si e Edi Ramës në parlament.

‘Si ka mundësi, nuk bën vaki në 35 vite demokraci që ne mbajmë mend, që flet kryeministri për programin 4-vjeçar të qeverisë, se si do ta shndërrijë, edhe pse këtu vjen era plehra kudo. Si do ta bëjë, se ky është kthyer në një vend qokash dhe gjobash, dhe asgjë më tepër. Flet ministrat, ndërpret atje dhe fillon transmetimin e përrallës,’ tha ai.

Korreshi nuk kurseu as ironitë me Ramën.

‘Pse ditën e shtunë që tregon përralla me Diella dhe Diella sulmon direkt opozitën. Kë provokon këtu ti. Pse kur të japin tenderin, do fusim Diellën në burg, apo do t’i heqim prizën ta eliminojmë,’ u shpreh ai.

Sipas tij, investimet e premtuara nga qeveria kërkojnë shuma të mëdha parash që nuk janë siguruar.

‘Ekspertët thonë se duhen miliona euro, gjë që nuk është bërë. Kjo tjetra është marrëzi dhe nuk di se çfarë t’i them atij presidenti,’ tha Korreshi.

Të fundit