Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk mund të tallet më me shqiptarët”, Berisha: 7 korriku finalizohet me shpëtimin e vendit nga regjimi i Ramës

“Nuk mund të tallet më me shqiptarët”, Berisha: 7

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon qeverinë Rama se shfrytëzon fatkeqësitë e shqiptarëve për të fituar kapital politik.

Gjatë fjalës që mbajti në tryezën e zhvilluar me aktivistë dhe shoqërinë civile, Berisha u ndal te rritja e çmimeve, duke thënë se po krijon rritjen e inflacionit në 29%.

Në këtë kontekst, Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 korrikut që sipas tij shënon fillimin e fuqishëm të frontit Për Shpëtimim e Shqipërisë.  

Pjesë nga fjala e Berishës:

Rama shfrytëzon fatkeqësitë e shqiptarëve për të fituar kapital politik. Shihni cfarë bëhet me çmimet. Rriten si në asnjë vend tjetër. Kanë kapur mbi 107% për ushqimet bazë. Nafta të ketë këtë cmim stratosferik, këto na i diktojnë bordet komuniste, ka klimë mbytëse për biznesin, pasiguri e madhe.

Shumë profesionistë do të lënë Shqipërinë.  

Rritja e çmimeve e çon inflacionin në 29%. Sa janë indeksuar rrogat, asgjë nuk ka ndodhur vec politikës së vjetër.

Përgjigja jonë është jetike në këtë kontekst, reagimi i fuqishëm i shoqërisë civile dhe personaliteteve është i pazëvendësueshëm në betejën e PD dhe forcave tjera.

Sot shoh edhe përfaqësues të diasporës në takim. Ka rëndësi të madhe mbështetja e emigracionit. Kjo lëvizje synon të rivendosë të drejtat e mohuara për votimin e emigrantëve dhe diasporës. Ata janë aksionerë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit me paratë që u dërgojnë të afërmeve, por ata janë të përjashtuar, nuk votojnë, nuk integrohen.

Do bëjmë gjithçka për të drejtat e tyre në Shqipëri, shpresoj të bashkohen në këtë lëvizje pavarësisht bindjeve politike. Një front kombëtar të përballet me këtë regjim, që vjedh zgjedhje, që nuk lë qytetarët të votojnë të lirë. Kësaj duhet ti japim fund, Rama nuk mund të tallet më me shqiptarët.

Ju ftoj që këto ditë të bëjmë gjithçka për suksesin e madh të protestën e 7 korrikut që duhet të shënojë fillimin e fuqishëm të këtij fronti që nuk ndalet deri në shpëtimin e vendit.  

Të fundit