Flash News

Ditari i Opozitës

“O kategori llumi”, Grida Duma reagon pas “përplasjes” me Frrok Çupin: Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë!

“O kategori llumi”, Grida Duma reagon pas
Nga debati në emisionin 'Open'

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar pas debatit të ashpër që pati mbrëmë në emisionin ‘Open’ me analistin Frrok Çupi

Debati nisi ndërsa po diskutohej rreth qëndrimit të kancelares Merkel, e cila la në pritje Shqipërinë për hapjen e negociatave.

Duma tha se kjo ishte një “shuplakë” për Ramën, gjë e cila u kundërshtua nga Çupi. 

Debati mes tyre u përshkallëzua duke kaluar edhe në fyerje personale. Sot, Duma reagoi në një status në rrjetet sociale ku thekson se qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë dhe atyre që i porosit zyra e propagandës së Ramës.

Reagimi i Dumës:

Sot përfaqësues të qeverisë për t’ju fshehur nga bataku të ulët ku u gjenden për shkak të një beteje të humbur në debatin publik, e mbi të gjitha të dështuar në rrugëtimin europian; mbllaçisin sërish se sa shumë paskam goditur mbrëmë një folës të paguar e të instruktuar të tyrin.

Qëndrimi i mbrëmshëm dhe çdo tjetër i tillë do të jetë edhe më shumë se në proporcion të asaj që meritojnë batakçinjtë, mbllaçitësit dhe pagatorët që dërdëllisin mesazhet që i porosit zyra e propagandës së Ramës.

Guximi i pacipë dhe pretendimi i këtyre që pasi vjedhin, përfitojnë, shkelin u dashka ti ruash edhe tonin e sjelljen sepse kanë iluzionin që do t’i marrin frymën, do t’i heqin zërin, mendjen e veprimin e shqiptarëve, do marrë këtë dhe më shumë se kaq si kundër përgjigje.

Asnjë kompleks me këtë!

Durimi i tepërt nuk është më edukatë e mirë, por dobësi e keqe që i bën dëm të madh sot vendit.

Përgjigjen do ta marrin si e meritojnë!

Në aq sa mund të shprehet në një status, kam falenderim për gratë e admirueshme të këtij vendi veçanërisht, të cilat më kanë shkruar me respekt për forcën.

Unë e di, e di se si gratë që bëjnë betejë në çdo element të jetës në këtë vend kanë forcën e dhënë nga Zoti, për tu përmbajtur ndaj llumit kur u del përpara.

Kanë forcën për ta skalitur fitoren e vet me durimin e një heroine.

Çdo herë, në çdo çast të vetëm që do të guxojnë të gjuajnë me llucin nga gjenden, do duhet të mësojnë që duke u shitur prej 30 vitesh edhe paratë me të cilat janë blerë, nuk do jenë dot mbrojtje e përjetshme për askënd.

Çdo herë që do guxojnë të gjuajnë me këtë llucë do duhet të dinë që Shqipëria edhe pa dashjen e tyre ka burra e gra që do ta çojnë këtë vend në perëndim me të përditshmen e tyre.
Ka gra e burra që me vlerat që kanë, ndërtojnë shumë më mirë se mbetjet e kohërave të errëta që jetojnë si shushunja në damarët e zhvillimit.

 

Të fundit