Flash News

Ditari i Opozitës

Çollaku: S’di nëse janë vënë dyert e hekurit në PD, nuk jam tifoz i Bashës

Çollaku: S’di nëse janë vënë dyert e hekurit

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku  në emisionin Politiko ka folur mbi zhvillimet e fundit në PD, duke theksuar se kjo forcë politike po përballet me një krizë.

“Në PD ka një krizë politike dhe duhet ballafaquar”. Deputeti theksoi më tej se ai nuk është tifoz i Lulzim Bashës, ndërsa akuzon se kriza në PD nuk nisi për shkak të drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha, por prej shpalljes ‘Non Grata’ të Sali Berishës nga SHBA.

Sa i përket masave që Lulzim Basha ka ndërmarrë së fundi në seli, Çollaku tha se “S’di nëse janë vënë dyert e hekurit në PD, nuk kam qenë në seli pas festave të fundvitit”, duke shmangur në këtë mënyrë komentet lidhur me situatën në fjalë.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha tha se blindimi i selisë është para syve të shqiptarëve, dhe në vetvete ky akt përbën sipas tij përbën provokim.

 

Të fundit