Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita bojkotoi seancën, Rushaj: U shkel rregullorja për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të PD në komisione

Opozita bojkotoi seancën, Rushaj: U shkel rregullorja për të

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj ka dalë në një prononcim për mediat, pasi opozita braktisi seancën e parë në Kuvend.

Rushaj tha se që në seancën e parë u shkel rregullorja me qëllim që sipas tij për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të PD në komisionet parlamentare.

Sot duhet të ishte një seancë rutinë e Kuvendit, ku secila forcë politike duhet të zinte vendin e vet në komisionet parlamentare.

Që në seancën e parë u shkel rregullorja për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës në kuvend, Kjo është e papranueshme. I bëjmë thirrje kryetare ssë Kuvendit, grupit parlamentare të PS të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet të zvogëlojnë zërin e opozitës në komisionet parlamentare. PS nuk do ta lejojmë të shkelë rregulloren”, tha Rushaj.

I pyetur nëse ka patur komunikim me LSI, Rushaj tha se “Nuk kemi pasë komunikim me LSI. Pranuam kërkesën e LSi që të marrin kohë që ata të zënë vendin e tyre kjo ishte kërkesa jonë që u refuzua nga PS”.

Të fundit