Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita hyn në Parlament, Boçi: Është shkuarje në vendin e krimit, nuk barazohet me njohjen e zgjedhjeve

Opozita hyn në Parlament, Boçi: Është shkuarje në

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi foli për vendimin e Kryesisë për të hyrë në Parlamentin e ri, por pa i njohur zgjedhjet e 11 Majit.

Boçi tha për “Kafe Shqeto” në Syri Tv, se akti i hyrjes në Parlament nuk barazohet me aktin e njohjes së zgjedhjeve.

Sipas demokratit, nëse opozita nuk do të hynte në Parlament, do të humbiste një shans të luftës politike për të realizuar qëllimet e saj.

“Dalja nga parlamenti është një dalje nga sistemi, dhe madje kemi marrë edhe penalitete jo vetëm brenda opinionit publik që fillimisht ishte mbështetës i djegies së mandatave dhe më pas u kthye nga e kundërta. Por kemi marrë edhe kosto nga marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar  dhe njëkohësisht humbi ajo përformanca e luftës politike sepse hapësira e parlamentit sado që është e kriminalizuar është një hapësirë ku opozita duhet që patjetër që të luajë rolin e vet të bëje betejën e saj politike dhe sigurisht që ka mundësi që të përcjellë edhe qëndrimin e saj politik dhe mesazhet politike, nëpërmjet atyre formave që ja krijon si mundësi pikërisht pjesëmarrja në parlament.

Vërtet PD nuk i njeh zgjedhjet dhe luftën e saj për mosnjohjen e zgjedhjeve, për atë ndryshim të madh që duhet të ndodhë në Shqipëri që të rikthehet vota e lirë e shqiptarëve, duhet ta bëjë jo vetëm jashtë parlamentit, këtij parlamenti të grabitur dhe të vjedhur, por duhet ta bëjë edhe brenda parlamentit . Thashë janë të gjithë hapësirat.

Është shumë e rëndësishme që nëpërmjet mekanizmave që të ofron parlamenti ti ta vazhdosh betejën tende dhe jo më kot zoti Berisha ka thënë që ne e nisim parlamentin me një komision domëdhënës parlamentar për farsën e 11 majit. Pra është vetë parlamenti në kuptimin e ekzistencës së deputetëve të Partisë Demokratike të opozitës, ato që bëjnë një hetim, të thelluar parlamentar për farsën e 11 majit. Faktet dhe dokumentet janë.

Dhe në qoftë se ne do të heqim këtë mundësi komunikuese dhe të dalim përtej parlamentit, unë mendoj që opozita do të humbiste një shans të luftës politike dhe një mënyrë, linjë komunikimi shumë të rëndësishme për të realizuar qëllimet e saj dhe për të realizuar aksionin e saj politik. Në asnjë moment akti ynë i hyrjes në parlament nuk mund të barazohet me një akt të njohjes së zgjedhjeve. Jo është një shkuarje në vendin e krimit për të denoncuar krimin që është një krim shtetëror e që dihet që ka patur këtë rezultat sepse Rama ka ndërtuar këtë industri të grabitjes së votës nëpërmjet këtyre elementëve e faktorëve që ai i ka mbrojtur dhe i ka ushqyer. Përfshirë këtu krimin e organizuar, kartelet e drogës, sikurse përfshijmë këtu edhe pjesën tjetër të kriminalizimit të administratës, të policisë dhe çdo sektori tjetër”, deklaroi Boçi.

Të fundit