Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita nesër në protestë, Këlliçi: Shumica parlamentare nuk përfaqëson më qytetarët

Opozita nesër në protestë, Këlliçi: Shumica

Anëtari i kryesisë në PD, Belind Këlliçi, me anë të një statusi në Facebook ju bën thirrje qytetarëve të dalin nesër në protestë, në orën 11:30 përpara Kuvendit.

Nesër në orën 11:30 nis protesta. Unë do të jem atje si shumë bashkëqytetarë të mi.

Do të protestojmë para Kryesisë së Kuvendit, sepse parlamenti është i shkëputur nga realiteti shqiptar. Shumica që ulet aty sa për numër nuk përfaqëson më shumicën e shqiptarëve, hallet dhe problemet.

Janë kryekëput të shkëputur nga realiteti shqiptar.

Nuk ka opozitë më të mirë se qytetari në shesh! Nesër opozita bëhu ti! Ji ti!”

Të fundit