Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opozita reagon ndaj pezullimit të vizave nga SHBA, akuza për dështim të qeverisë

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar përpunimin e vizave për Shqipërinë ka shkaktuar reagime të menjëhershme në kampin opozitar.
Deputetë dhe përfaqësues të opozitës e kanë cilësuar këtë vendim si pasojë direkte të politikave të ndjekura nga qeveria.
Sipas tyre, vendimi i SHBA-së reflekton dështimin institucional, që sipas opozitës, është zhytur Shqipëria vitet e fundit.
Luan Baçi: SHBA publikon listën e vendeve mbi pezullimin e vizave!
Shqipëria renditet tek vendet me korrupsion domethënës, vende të pa zhvilluara, vende që trafikojnë droge, pra një narkoshtet me një qeveri të korruptuar, që duhet rrezuar një orë e më parë!
Lista: Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Antigua, vazhdon me Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.
Serbia e Vuçicit, mikut të Ramës, nuk është në listë!
Faleminderit këtij monstres, i kemi të gjitha!
Luçiano Boçi: dhe ky e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE-së, ndërsa SHBA falë këtij e sorrollopit të tij qeverisës na klasifikon tek vendet me korrupsion të lartë, pa shtet të së drejtës, me (pa)zhvillim të dyshimtë, një teatër bandash krimi me veladon politik në krye të vendit.
Përfundimisht pa të drejtë vizash…
Shiheni vetë listën dhe gjykoni.
Shënim: mos kërkoni Serbinë
Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Antigua, vazhdon me Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.
Albana Vokshi: SHBA pezullon vizat!!
Kur një vend kthehet në narkoshtet, i sunduar nga krimi, kartelet dhe korrupsioni, pasojat janë të pashmangshme.
❌ Nuk është faji i qytetarëve. ❌ Është faji i një pushteti të kapur.
Shqipëria po izolohet!!
Protesto në datë 24 Janar!
Protesto për largimin e një Qeverie që po na largon nga Europa dhe izolon nga bota!!
Protesto! 24 janar 2026 Para Kryeministrisë!!!
Besart Xhaferri: Në një kohë kur kartelet e drogës dhe AKSHI janë kthyer në depozita personale për Edi Ramën, ku të parët i zhvat përmes lejeve të ndërtimit dhe arkitektëve, ndërsa tek AKSHI ka vendosur baxhanakun, SHBA dhe BE kanë kaluar në masa drastike.
Për shkak të lulëzimit të karteleve të drogës, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka futur Shqipërinë në mesin e 75 vendeve për të cilat po ndalon përkohësisht vizat e imigracionit.
Në këtë listë janë kryesisht vende në luftë dhe vende nën autokraci, si Somalia, Rusia, Afganistani, Brazili, Irani, Iraku, Egjipti, Nigeria, Tajlanda, Jemeni dhe vende të tjera.
Në këtë listë Shqipëria është vendosur për shkak të lulëzimit të karteleve të drogës.
Por në këtë ditë, një tjetër lajm i keq për Shqipërinë vjen nga Bashkimi Evropian, i cili, pasi ka bllokuar fondet IPARD për fermerët, ka vendosur të bllokojë edhe financimet për një tjetër komponent të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë. Këtë herë bëhet fjalë për sektorin digjital, por arsyeja është e njëjtë, korrupsioni, i cili u ekspozua në dosjen e AKSHI-t.
Këto dy vendime të sotme nga dy aleatët tanë jetikë tregojnë se largimi i Edi Ramës është më emergjent se kurrë, ndaj, më 24 janar, të gjithë do të derdhemi në shesh për të kërkuar largimin e tij dhe vendosjen para drejtësisë.
Gjin Gjoni: Kartelet që pastrojnë para me firmën e Ramës, SHBA pezullon vizat për emigrantët nga Shqipëria!
Gjashtë muajt e fundit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka apeluar për luftë kundër karteleve të drogës, teksa edhe në urimet e Sekretarit Rubio dhe Presidentit Trump janë përmendur kartelet e drogës.
Por këto paralajmërime kanë rënë në vesh të shurdhër të Edi Ramës, njeriut që ka lulëzuar kartelet e drogës në Shqipëri dhe që kërcënon SHBA-në me bizneset kineze dhe arabe.
Sot SHBA kaloi në një tjetër stad, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndaluar përkohësisht vizat e imigracionit për 75 vende, me qëllim goditjen e aplikantëve që konsiderohen rrezik për t’u bërë barrë për ndihmat publike.
Për fat të keq, Shqipëria është në mesin e këtyre 75 vendeve, së bashku me vende autokrate dhe vende që janë në luftë, si Somalia, Rusia, Afganistani, Irani dhe Iraku.
Ky vendim është dramatik për mijëra qytetarë shqiptarë që nuk kanë asnjë lidhje me kartelet e drogës dhe po penalizohen vetëm sepse kryeministri i tyre firmos leje ndërtimi për kartele droge në Tiranë dhe në bregdet.
Koha nuk pret më: largimi i Edi Ramës nuk është më vetëm kërkesë e partnerëve, por një emergjencë kombëtare.
Klevis Balliu: Ndërkohë që Edi Rama vijon të tallet me shqiptarët duke u premtuar se “së shpejti” do të integrohemi në Bashkimin Europian, sot Shqipërisë i janë pezulluar vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk ndodh për faj të qytetarëve shqiptarë, siç përpiqet gjithmonë ta justifikojë kryeministri, por për faj të drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar.
Për të gjithë ata që deklarojnë se “të gjitha qeveritë në Shqipëri janë njësoj”, sot dua t’ua kujtoj një fakt të thjeshtë dhe të pakundërshtueshëm: në kohën e Partisë Demokratike, Presidenti i Shteteve të Bashkuara zhvillonte vizita zyrtare me ekzekutivin në Shqipëri. Sot, shqiptarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm drejt SHBA-së.
Dallimi është i qartë. Atëherë Shqipëria kishte një qeveri që punonte për aleancën strategjike me SHBA-në dhe interesin kombëtar. Sot ka një qeveri që i shërben vjedhjes, korrupsionit dhe karteleve kriminale, duke izoluar vendin dhe ndëshkuar drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë.
Ina Zhupa: Vendimi i SHBA-së për të pezulluar vizat për Shqipërinë është një kambanë alarmi për realitetin ku ka përfunduar vendi me qeverisjen e Edi Ramës!
Për vite kemi dëgjuar slogane për “partneritet strategjik”, “imazh të përmirësuar” dhe “besueshmëri ndërkombëtare”, ndërsa sot vendi ynë renditet në të njëjtën kategori me shtete që njihen për izolim, paqëndrueshmëri dhe mungesë standardesh.
Kjo nuk është rastësi. Është pasojë e drejtpërdrejtë e një shteti të dobësuar nga lidhjet me narkotrafikun, nga korrupsioni, nga krimi i organizuar dhe nga institucione që funksionojnë për interesa politike, jo për qytetarët.
Në fund, ata që dëmtohen janë qytetarët shqiptarë!
Ky është një hap prapa për Shqipërinë, jo sepse partnerët na kanë braktisur, por sepse qeverisja ka dështuar. Kjo qeveri e dështuar duhet larguar një orë e më parë për të mirën e vendit!
Flamur Hoxha: SHBA ka pezulluar vizat për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria jonë.
Jo sepse shqiptarët e meritojnë, por sepse shteti i tërë është zhytur në korrupsion dhe në lidhje me krimin e narkotrafikun.
Ndërkohë që Rama premton për 2026 pasaporta europiane dhe lëvizje të lirë, sot qytetarët penalizohen dhe mbahen peng nga keqqeverisja.
Kjo është: “S’keni parë gjë akoma” që prej 2013, diferenca mes propagandës së tij dhe realitetit tonë ndër vite.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
