Flash News

E-TJERA

Vendimi i DASH për pezullimin e vizave në 75 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

Vendimi i DASH për pezullimin e vizave në 75 shtete, mes tyre

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka vendosur të pezullojë përpunimin e vizave për shtetasit e 75 vendeve, si pjesë e një mase të re që synon të kufizojë hyrjen e aplikantëve që konsiderohen të ngjarë të bëhen barrë për sistemin e ndihmave publike amerikane.

Sipas një memoje të brendshme të Departamentit të Shtetit, e siguruar fillimisht nga Fox News Digital, zyrtarët konsullorë janë udhëzuar që, përkohësisht, të refuzojnë aplikimet për viza në përputhje me ligjin ekzistues të imigracionit, ndërkohë që departamenti po rishikon procedurat e shqyrtimit dhe verifikimit të aplikantëve.

Mes vendeve që preken janë edhe Shqipëria dhe Kosova. 

Pezullimi do të hyjë në fuqi më 21 janar dhe do të zgjasë për një afat të pacaktuar, deri në përfundimin e procesit të rivlerësimit.

Lista e vendeve të prekura
Në listën e plotë të vendeve për të cilat do të ndalet përpunimi i vizave përfshihen, ndër të tjera, Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bangladeshi, Bosnja, Brazili, Kolumbia, Kuba, Egjipti, Etiopia, Gana, Guatemala, Haiti, Irani, Iraku, Xhamajka, Jordania, Kosova, Libani, Libia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Nepali, Nigeria, Pakistani, Rusia, Somalia, Sudani, Siria, Tajlanda, Tunizia, Uruguai, Uzbekistani dhe Jemeni, si dhe disa shtete ishullore në Karaibe dhe Paqësor.

Udhëzimi thotë se vizat mund t’u refuzohen aplikantëve që mendohet se ka të ngjarë të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë shëndetin, moshën, aftësinë e anglishtes, financat dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.

Të fundit