Flash News

Rajoni

SHBA ngrin vizat për 75 shtete, pse Serbia nuk u përfshi në 'listën e zezë'

SHBA ngrin vizat për 75 shtete, pse Serbia nuk u përfshi në

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një nga masat më të forta të viteve të fundit në fushën e imigracionit, duke pezulluar përpunimin e vizave të imigrantëve për 75 shtete.

Vendimi, i konfirmuar përmes një memoje të brendshme të Departamentit të Shtetit, synon të kufizojë hyrjen e aplikantëve që vlerësohen si të prirur për t’u mbështetur në përfitime sociale dhe fonde publike amerikane.

Pezullimi do të hyjë në fuqi më 21 janar dhe do të zgjasë për një periudhë të pacaktuar, derisa autoritetet amerikane të përfundojnë rivlerësimin e procedurave të shqyrtimit dhe verifikimit të vizave.

Shqipëria, Kosova dhe rajoni në listë
Në listën e vendeve të prekura përfshihen disa shtete të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. 

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendje të veçantë është mungesa e Serbisë në këtë listë, pavarësisht se bëhet fjalë për një vend me nivel emigrimi të krahasueshëm me fqinjët e tij.

Pse Serbia nuk u përfshi?

Ndërkohë që SHBA-ja ka pezulluar përpunimin e vizave për 75 vende, Serbia,  e vetmja aleate reale e Moskës në rajon, nuk është përfshirë në këtë listë.

Departamenti i Shtetit nuk ka dhënë ndonjë shpjegim zyrtar për këtë vendimmarrje, dhe nuk ka të dhëna të publikuara që tregojnë arsyet konkrete për përjashtimin e saj.

Ekspertët e imigracionit dhe analistët ndërkombëtarë kanë spekuluar se faktorë të ndryshëm mund të kenë ndikuar, duke përfshirë profilet socio-ekonomike të emigrantëve, bashkëpunimin institucional me SHBA-në dhe normat e përdorimit të ndihmave publike.

Çfarë parashikon masa e re?
Udhëzimet e reja të Departamentit të Shtetit u kërkojnë zyrtarëve konsullorë të refuzojnë aplikimet e atyre personave që konsiderohen të ngjarë të bëhen barrë për sistemin social amerikan. Kjo përfshin edhe aplikantë të moshuar, persona me probleme shëndetësore kronike, apo individë që kanë përfituar më parë ndihma qeveritare.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Piggott, deklaroi se masa synon “të mbrojë taksapaguesit amerikanë dhe të parandalojë shfrytëzimin e sistemit të përfitimeve publike”.

 

 

Të fundit