Flash News

Ditari i Opozitës

Padia ndaj Nallbatit/ Berisha: Ia dërguan një organizate tjetër kriminale, SKAP-it të partisë

Padia ndaj Nallbatit/ Berisha: Ia dërguan një organizate tjetër

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar kallëzimin penal të ngritur ndaj deputetit të PD, Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

I pyetur nga gazetarët pranë Kryesisë së Kuvendit, Berisha tha se padinë ia dërguan SPAK, të cilën e cilëson organizate kriminale që funksionon i tëri nën këmbët e Edi Ramës.

Berisha: Asgjë tjetër veçse ia dërgoi një organizate tjetër kriminale siç është SPAK, që funksionon i tëri nën këmbët e Edi Ramës me fabrikime, falsifikime kriminale.

Me lidhje me bandat dhe krimin.

Në këtë aspekt, nuk ka asnjë lloj habie se përse këta i drejtohen tani SKAP-it të partisë.

I bindur të jesh ti se demokratët janë shumë të vendosur kësaj here.

Mund t’i them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi. Ta dijë Edi Rama.

Deputetët do jenë aty ku i thërret detyra. Të gjithë!

Deputetët do jenë aty ku e kanë vendin.

Beteja është betejë!

Të fundit