Flash News

Ditari i Opozitës

'Pafajësia' epike e Ramës

'Pafajësia' epike e Ramës

Nga Luçiano Boçi/

RAMA:

- Ç’punë kam unë se ministrat e mi kapen me presh në duar?!

- Ç’punë kam unë se tokën nga terren sportiv e bëj truall?!

- Ç’punë kam unë se investitorët strategjikë pastrojnë para në ndërtim me lejet e mia?!

- Ç’punë kam unë se bandat emërojnë deputetë në lista?!

- Ç’punë kam unë se inceneratorët nuk djegin dot plehrat?!

- Ç’punë kam unë se këshilltari im jep rryshfet nëpërmjet meje McGonigal-it?!

- Ç’punë kam unë se kinezëve u lindi në zemër të financojnë ekspozitën “Calendar Blossoom” të Hong-Kongut?!

- Ç’punë kam unë se kam takuar McGonigal e ky i fundit me “dëshirën e vet” ka sulmuar opozitën?!

- Çpunë kam unë se drejtësia do të kapet vetë?!

- Ç’punë kam unë që Shqipëria është tashmë narkoshtet?!

- Ç’punë kam unë me Soros-in që më bëri ky që jam?!

- Ç’punë kam unë….

DUMANI:

Rama është i pafajshëm se ai nuk ka asnjë punë!!!

 

Të fundit