Flash News

Ditari i Opozitës

Pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses, Bardhi: Pazar i Ramës. GjK ka pranuar rolin si agjenci qeveritare

Pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses, Bardhi: Pazar i Ramës. GjK ka

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur mbi pagat e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve gjatë.

Sipas Bardhit drafti që parashikon rritjen e pagave nga 4 deri në 7 mln lekë të vjetra, është një pazar që Rama kërkon të bëj me Gjykatën Kushtetuese.

“Propozimi i Ramës për të rritur pagat e gjykatësve të Kushtetueses, vjen si pazar i qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë. Për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka pranuar rolin si agjenci qeveritare. I është drejtuar qeverisë për rritjen e pagave, jo parlamentit.

Ligji i prezantuar në Kuvend dhe është për votim nesër, sigurisht që do marrë votën kundër të opozitës parlamentare, sepse çimenton kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria. Rama i ka dërguar një mesazh sistemit të drejtësisë në vend që nëse do rritje të pagave do duhet të sillet dhe performojë si Gjykata Kushtetuese.

Do duhet të ketë zero kërkesa për komisionet hetimore të pranuara të opozitës. Nuk dua ta besoj që ka deputetë opozitarë që do japin mesazhin se Edi Rama nuk do ta ketë gjykatën kushtetuese në varësinë e tij. Nuk dua ta besoj se do vijnë në seancë e do thonë se Edi Rama është burrë i mirë që i ka rritur pagat gjyqtarëve. Bëhet fjalë për një pakt mes Ramës dhe gjykatës”.- tha Bardhi.

 

Të fundit