Flash News

Ditari i Opozitës

Pak para nisjes së mbledhjes, Kadilli tregon çfarë do propozojë në Kryesi: Duhet të ndërtojmë një PD fituese

Pak para nisjes së mbledhjes, Kadilli tregon çfarë do

Rreth një orë para nisjes së mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ka ardhur një reagim nga anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli, i cili në zgjedhjet e 13 Qershorit, rivalizoi Lulzim Bashën për postin e kryetarit të partisë.

Në një komunikatë për mediat, Kadilli shprehet se në mbledhjen e sotme do të kërkojë që "Manifesti Politik për Ringritjen e PD", të cilin e shpalosi para zgjedhjeve të 13 Qershorit, të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Sipas tij, ai manifest propozon një shndërrimi rrënjësor në PD.

"Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar.

Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD. Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike.
Ne duhet të ndërtojmë një PD të PASTËR, të HAPUR, të BASHKUAR dhe FITUESE! " shprehet Kadilli para mbledhjes së Kryesisë.

Të fundit