Flash News

Ditari i Opozitës

Pakti për Presidentin, Boçi: Tallja me 3 raunde i takon ‘gjoja opozitës’, Alibeaj s’ka tagër

Pakti për Presidentin, Boçi: Tallja me 3 raunde i takon ‘gjoja

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi, pafolur pas marrëveshjes së arritur mes PS-së dhe Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një deklaratë për mediet, Boci tha se ishte një proces antikushtetues, tallës dhe qesharak teksa shtoi se Alibeaj nuk ka më asnjë tagër, dhe nuk është as kreu i grupit parlamentar.

Boçi shtoi se tallja me tre raunde i takon ‘gjoja opozitës’.

“Është tallja e radhës me procesin e presidentit dhe na vjen keq që niveli i diskutimit të jetë kaq qesharak dhe tallës. Negociatat duhet të jenë në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta. Askush s’mund t’ja heqë të drejtën opozitës për të pasur kandidatë në pesë raunde dhe kjo zgjidhje nuk është parë asnjëherë ku dikush nga mazhoranca ka përcaktuar që opozita mund të ketë kandidat në tre raundet e para dhe në raundet e tjera jo. Dhe ironia është që opozita nuk ka vota për një numërim të thjeshtë dhe mazhoranca e ruan propozim e saj për raundin e katër dhe të pestë. Pranimi është fals. Është pranim i kufizuar. Pranimi që ka kërkuar zoti Berisha është sipas detyrimit kushtetues për pranim juridik. Pozicioni përzgjedhës, meqenëse maxhoranca ka votat, i takon maxhorancës. Rezoluta e miratuar në Këshillin Kombëtar, e tregon këtë. Tallja me tre raunde, i takon gjoja opozitës, por meqenëse lihet opsioni që do të ketë raund të 4 dhe të 5 i bie që rrëzohet kërkesa e opozitës. Zoti Alibeaj e kemi thënë, nuk ka targër, të drejtë, të jetë përfaqësuesi i opozitës. Ai mund të jetë deputet i thjeshtë dhe e ka mbaruar misionin e tij si kryetar i grupit parlamenta. Me anëtarët e grupit parlamentar flet nëpërmjet emailit, ndërsa me Ballën takohet ballë për ballë e përqafohen në tavolinë”, tha Boçi.

Taukant Balla pranoi draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj me kriteret dhe mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. PS vendosi që të drejtën për propozime emrash ta ketë Alibeaj deri në raundin e tretë, ndërsa socialistët nuk do të japin kandidatura.

Mesila Doda, Fatmir Mediu dhe Agron Duka ishin kundër procesit pa emra konkretë, madje Mediu paralajmëroi edhe tërheqjen nga procesi duke e quajtur farsë.

Të fundit