Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka flet për mosbindjen civile: Të jetë i bindur Rama se as badigardët e Ballkanit s’e mbrojnë dot

Paloka flet për mosbindjen civile: Të jetë i bindur Rama se as

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka paralajmëruar se reagimi përmes mosbindjes civile do të jetë i të gjitha formave.

Ai paralajmëroi edhe kryeministrin Rama, se nuk do të mund të mbrohet nga aksioni opozitar as me “gjithë badigardët e Ballkanit”.

“Nuk është thjeshtë një thirrje për manifestim në boulevard. Nëse nuk reagojmë me të gjitha format, nuk ka rezultat.

Dhe të jetë i bindur Rama, se kur një grup i caktuar ka nëj qëllim, nuk e ndal dot asgjë, kur është gati të sakrifikojë për atë qëllim. Nuk e ndalin as garda, as Policia.

Të jetë i bindur Rama që as në Surrel, as në Kryeministri nuk e mbrojnë dot, jo 200 badigardë, po të gjithë badigardët e Ballkanit. Kjo është një protestë, një reagim për të treguar mosdakordësi për këtë që po ndodh

Tani nuk ka ç’humb opozita, tani na ngelet burgu edhe jeta. Nuk është më çështje e jona, është e gjithë qytetarëve, se kur na ndodh ne kjo, qytetarët e thjeshtë janë ‘zero’.”, tha deputeti i PD në News24.

Të fundit