Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka krahason Ramën me Enver Hoxhën: Era shu*rë do t’i vijë, dikatorët një fund kanë

Paloka krahason Ramën me Enver Hoxhën: Era shu*rë do t’i

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka mbajti një fjalim të fortë nga foltorja e Kuvendit, ku iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke e krahasuar me diktatorin Enver Hoxha.

Paloka rikujtoi rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, Paloka tha se edhe Rama po njësoj do të ketë të njëjtin fund si diktatori

Ai këshilloi socialistët të mos i shkojnë pas shefit të tyre teksa tha se do t’i marrë me vete të gjithë para se të largohet nga pushteti.

Paloka: Fjalët i kisha për atë që nuk ka ardhur sot. Thjesht doja t’i kujtoja diçka, atij të parit, se më 20 shkurt 1991 unë kam qenë në grevë urie. Nga një televizor që kishim aty, ndiqnim se çfarë bëhej në Tiranë. Pasdite erdhën qytetarët, sollën copat që kishin tërhequr zvarrë, të diktatorit dhe kokën e tij.

Ne dolëm nga greva dhe unë doja të bëja një fotografi me ato copat e diktatorit, po për fat të keq nuk arrita sepse njerëzit përveçse i kishin copëtuar dhe hequr zvarrë, edhe kishin përmjerë mbi të dhe qelbte erë.

Ky, që mendon sot se është i fortë, se ka arrestuar Sali Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ka marrë ca kukulla aty që u jep urdhër Taulant Balla edhe se kur të vijnë në parlament, ta ketë të qartë se, unë s’e di se kur, s’jam i sigurt se kur, por jam i sigurt që kur t’i vijë dita, edhe ai era shurrë do të vijë!

Dhe ju që i shkoni as, mendojeni fundin e tij dhe tuajin, por uroj që para se t’i vijë fundi atij, t’ju ketë marrë me radhë të gjithë juve siç ka bërë me ata që ka pasur më afër. Zonjë! Ky nuk është parlament dhe ju e dini shumë mirë këtë. Vetëm pamja flet boll.

Nëse ju gënjen mendja se kështu do të ecni me këta që keni marrë këtu për turpin dhe faqen e  zezë të këtyre, e keni gabim. Diktatorët një fund kanë! Lërini ta mbulojë shurra shefin tuaj! Mos i shkoni pas! 

Të fundit