Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka largohet nga mbledhja: Alibeaj drejton me axhendën e Ramës, PD udhëhiqet nga ‘Rithemelimi’

Paloka largohet nga mbledhja: Alibeaj drejton me axhendën e Ramës, PD

Deputeti demokrat Edi Paloka është larguar pak më parë nga mbledhja e grupit të Partisë Demokratike. Në dalje të selisë blu, Paloka dha një prononcim të shkurtër për mediet.

Paloka u shpreh se Enkelejd Alibeaj po e drejton mbledhjen me axhendën e Kongresit të Ramës, ku flet për bashkim, por në fakt thekson përjashtimet e deputetëve dhe ish-kryeministrit Berisha. Deputeti u shpreh se Alibeaj nuk është kryetar i grupit parlamentar, pasi është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Paloka theksoi se PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

“Është një mbledhje e grupit të PD, që fillon dhe orientohet nga ai që deri sot drejton grupin parlamentar jo me axhendë të PD, po me axhendë të Kongresit të PS. Enkelejd Alibeaj vjen të flasë gjoja për bashkimin, ka parashikuar në axhendë bashkimin dhe e fillon mbledhjen me axhendën që la Edi Ram anë Kongresin e PS, përjashtimin e deputetëve. Unë nuk e di si mund të flitet për bashkim kur fjalët e para janë këta deputetë janë të përjashtuar, Berisha është e përjashtuar, gjysma e grupit është e përjashtuar, Në këto kushte Alibeaj ka shkelur të gjitha parametrat që i lejohen një kryetari të Grupit. Enkelejd Alibeaj nuk mund të jetë një kryetar grupi dhe është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. PD e drejton Komisioni i Rithemelimit”, tha Paloka.

Të fundit