Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Nëse Basha vazhdon të bëhet pengesë me hilet alla Rama, demokratët ta braktisin

Paloka: Nëse Basha vazhdon të bëhet pengesë me hilet alla

Deputeti Edi Paloka kërkon që Lulzim Basha të qëndrojë larg lojërave dhe hileve, që sipas tij janë falë kryeministrit Rama, dhe t’iu hapë rrugën demokratëve.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se Basha nuk duhet të jetë pengesë për demokratët. Deputeti thekson se bashkimi bëhet mbi bazën e votës. Ai kërkon që nëse Basha vazhdon me ‘lojërat alla Rama’, demokratët ta braktisin dhe të bashkohen.

“L.B ka vetem nje mundesi sot; t’ju hape rrugen demokrateve per bashkim pa vazhduar te behet pengese me lojrat dhe hilet e tij alla Rama.

Bashkimi behet vetem mbi bazen e votes se lire. Te votohemi te gjithe, nga i pari tek i fundit dhe demokratet me voten e tyre te percaktojne vendin e gjithesecilit.

Gjithe perdredhjet e tjera, jane thjeshte vazhdim i lojes per te mbajtur PD te percare dhe Ramen ne pushtet!

Ne se L.B vazhdon kete loje, te gjithe ata demokrate qe duan vertete PD, thjeshte duhet ta braktisin e te bashkohen me shumicen e padiskutueshme qe Bashen e ka shkarkuar qe ne dhjetor 2021”, shkruan Paloka.

Të fundit