Flash News

Ditari i Opozitës

"Papulit i morëm 2 shtëpi, por jo si Luli", Basha i përgjigjet Veliajt: Erionin e parë e kam çuar në prokurori për ndjekje penale

"Papulit i morëm 2 shtëpi, por jo si Luli", Basha i

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të djeshme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili nga Petrela tha se “i morëm 2 shtëpi Papulit, por jo si Luli, pasi këto banesa nuk ishin luksi, por u morën për njerëzit në nevojë”.

Në një intervistë për AbcNews, Basha tha se pasuria e tij është transparente dhe se "Erionin e ka çuar njëherë në prokurori për ndjekje penale, përsa iu përket shpifjeve."

Sipas Bashës, të gjitha akuzat ndaj tij janë një fushatë për t’i baltosur figurën dhe për ta ndaluar në bërjen e detyrës.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Sa i përket shpifjeve, Erionin e parë e kam çuar në prokurori për ndjekje penale, në qoftë se i qenka futur dhe ky i dyti kësaj, do ta çoj dhe atë për shpifje për ndjekje penale.

Enkel Demi: Kjo është tjetër histori.

Lulzim Basha: Se fakte që janë shpifje të pastra. Të ardhurat e mia dhe pasuria ime është transparente prej vitit 2005. I vjen mirë si vjen mirë Edi Ramës.

Enkel Demi: Tani ti i varfër nuk ke qënë në 2005

Lulzim Basha: Asnjëherë s’kam qenë, jo asnjëher s’kam qenë. Hajde atëherë akuzat ishin pse kisha kaq shumë të ardhura, sot thonë, por sido që të jetë e gjitha është një fushatë e cila ka për qëllim baltosjen time për të më shmangur apo për të më ndalur në bërjen e detyrës sime që është pikërisht mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe propozimi për të çuar paratë e shqiptarëve aty ku kanë nevojë shqiptarët.

Enkel Demi: Tani ky plani me 5 pika…

Lulzim Basha: Është një shpifje edhe njëherë është një shpifje për të cilën e kam dërguar në prokurori dhe pres që prokuroria të veprojë. Ndërsa të ardhurat e mia dhe pasuria ime kanë qenë transparente që prej vitit 2005, aty i kanë, kanë 7 vjet dhe kanë IDDP, kanë tatim taksat, o kanë policinë, prokurorinë, të gjithë aty i kanë dhe kujtohen për të hedhur shpifje mbi drejtimin tim sa herë që nuk i kthejnë dot përgjigje pyetjeve të tilla. Pse nuk ndihmojnë shqiptarët dhe pse vazhdojnë të vjedhin miliona euro me mafjen e plehrave dhe me klientët e tyre.

Të fundit