Flash News

Ditari i Opozitës

Para mbledhjes së Këshillit, Basha mesazh anëtarëve: PD nuk do tërhiqet zvarrë nga askush!

Para mbledhjes së Këshillit, Basha mesazh anëtarëve: PD nuk

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka dërguar një mesazh të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar, për t’iu bashkua mbledhjes në orën 15:00.

Basha shkruan se partia nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarrë nga askush, duke nënvizuar se PD-ja do të vazhdojë betejën kundër regjimit Rama për të sjellë demokratët në pushtet.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Sot Këshilli Kombëtar mblidhet në ora 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike. PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarrë nga askush! As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në luftë të hapur me SHBA. Askush, përfshirë Sali Berishën, nuk do të ketë shansin të kërcënojë demokratët në shtëpinë e tyre. PD që u themelua si shtëpia e lirisë, nuk do të shndërrohet në bunker për askënd, as sot as kurrë. Ne do vazhdojmë të çliruar dhe të vendosur betejën tonë kundër regjimit të Edi Ramës për ta sjellë në pushtet Partinë Demokratike, që është shpresa e vetme e shqiptarëve për të ardhmen dhe për ndryshim! Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha”, shkruan Basha.

Kujtojmë se pak më parë, në një deklaratë, Komisioni i Rithemelimit bëri thirrje për bojkot të mbledhjes së Këshillit, me argumentin se Basha është shkarkuar dje nga Kuvendi dhe se një pjesë e anëtarëve janë të zgjedhur në mënyrë flagrante.

Të fundit