Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA për sulme, Mediu kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA për sulme, Mediu

Kreu i PR, Fatmir Mediu ka reaguar pasi ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ngritur alarmin se grupe të lidhur me Iranin mund të shënjestrojnë objektiva të caktuara në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane shkruan se në shënjestër mund të jenë subjekte të lidhura me SHBA-të ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Në kushte të tilla, Mediu shkruan po ashtu në rrjetet sociale se Presidenti i Republikës duhet të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare i cili është zhvlerësuar dhe është inegzistent prej kohësh.

Reagimi i plotë:

Ambasada e SHBA ka publikuar sot mbasdite vonë një alarm sigurie. Ku i bën thirje shtetasve Amerikanë të kenë kujdes se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të rezistencës Iraniane në Shqipëri.

Prej vitesh Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin, është partner me SHBA, ka sot prezencën më të madhe të organizuar të Rezistencës Iraniane.

Me propozimin e Ramës u shpall organizatë terroriste Garda Iraniane, po ashtu sulmet kibernetike janë rritur duke sulmuar institucione të rëndësishme. Çfarë presim të ndodh???

Përballë kësaj situate Presidenti i Republikës duhet të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare i cili është zhvlerësuar dhe është inegzistent prej kohësh.

Bëni punën tuaj që ju ka caktuar Kushtetuta dhe ligji dhe për të cilën paguheni.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të bëj analizën e situatës, në bashkëpunim me partnerët, shërbimet inteligjente të marra masat që duhen urgjentisht,  për tu organizuar dhe ruajtur nga çdo sulm i cili mund të jetë jo thjeshtë ai me raketa dhe dronë siç mendojnë dhe flasin shumë, por dhe me veprime subversive, të organizuara nga Irani, sulme në infrastrukturë kritike dhe interesa jetike të qytetarëve etj.

Shteti nuk është pushteti i Kryeministrit dhe Qeveria. por janë të gjitha Institucionet që kanë primare interesin e ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe sigurisë së qytetarëve të cilës duhet ti shërbejë politika dhe institucionet.

Boll me deklarime sa naive dhe idioteske se Ne nuk kemi probleme se na mbron NATO. Anëtarësimi në NATO nuk do të thotë të heqësh dorë nga mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe mos të vlerësosh kërcënimet.

Të fundit