Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Ballës, Berisha: Asgjë nuk e dekurajon opozitën

Paralajmërimi i Ballës, Berisha: Asgjë nuk e dekurajon

Kryedemokrati, Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët lidhur me paralajmërimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, se deputetët e opozitës rrezikojnë deri në 5 vite burg për kaosin e shkaktuar në Kuvend. 

Sipas Berishës, Balla është simbol i krimit në qeveri dhe asgjë nuk e dekurajon opozitën.

Asgjë nuk e dekurajon opozitën.

Taulant Balla është simbol i krimit në qeveri, është ikona e zezë e trafiqeve. Është përfaqësuesi më i shëmtuar i grupeve më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë, me dokumente.

Kurse mosbindja civile në parlament është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit nga puçisti Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Të fundit