Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Berishës: Po punojmë për zgjerimin e frontit opozitar

Paralajmërimi i Berishës: Po punojmë për zgjerimin e frontit

Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi një protestë të fuqishme lundër qeverisë. Gjatë konferencës së përjavshme për mediat, ai bëri me dije se po punohet për zgjerimin e frontit opozitar.

I pyetur për një datë proteste, Berisha tha se ende nuk është fiksuar, duke shtuar se grupi i punës po punon për organizimin e saj.

“Po punohet të garantoj unë për legjislacionin partiak të primareve dhe është, mund të punohej më shpejt, por mundësitë këto kanë qenë, është një grup pune që po punon. Sikundër protesta do të vijë dhe më e fuqishme që ka njohur Shqipëria.

Të harrojë kush se unë shkelmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e shqiptarëve. Po punohet për zgjerimin e frontit opozitar por ndonjëherë gjithcka merr kohë më shumë se sa e ke parashikuar. Rama do përballet me revoltë të fuqishme popullore, Rama është rrezik i madh kombëtar, rreziku më i madh i Shqipërisë është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit