Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Berishës: Rama po vendos teknologjinë më policeske për përgjimin e çdo komunikimi

Paralajmërimi i Berishës: Rama po vendos teknologjinë më

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi nga selia blu se kryeministri Rama po përdor një praktikë policeske për regjistrimin e çdo komunikimi në Shqipëri.

Sipas Berishës, një akt i tillë vë në rrezik kontrollin e pavarësisë për çdo qytetar.

“Së dyti, unë do të paralajmëroj shqiptarët se tek Edi Rama janë zgjuar dhe ulërijnë demonët e etërve të tij xhelatë. Ai po punon ditë e natë për ndërtimin e shtetit më policesk të planetit.

Dhe ai nuk po e fsheh këtë më, po tregohen të verbër dhe konformistë njerëzit ndaj tij, kurse ai publikisht ai kur vendosi bllokimin e TikTokut, vendosi të gjithë teknologjinë e regjistrimit të përgjithshëm të çdo lloj komunikimi në Shqipëri, teknologji të cilën nuk e ka vendosur asnjë vend tjetër, sepse ajo është teknologjia më policeske, me të cilën kontrollohet totalisht privacia e çdo qytetari, shqiptar apo të huaj.

Ky operacion është kryer nëpërmjet AKEP-it dhe famozes Vlora Hyseni.

Ky operacion është një akt policesk i shëmtuar, por tani dora-dorës me Uluziun dhe eksponentin mafioz të Sigurimit të Shtetit, Arben Rakipi, një nga përfaqësuesit më të shëmtuar të mafies së Sigurimit të Shtetit shqiptar, po kompleton kodin në mënyrë që ta përdorë informacionin për të ndëshkuar qytetarët dhe gazetarët”, deklaroi Berisha.

Të fundit