Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i SHBA-së, Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Të japë shpjegime pse e cilësoi hamendësim

Paralajmërimi i SHBA-së, Bardhi kërkon Ramën në Kuvend:

Në emër të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi prezencën urgjente të kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të Kuvendit, pas alarmit të dhënë një ditë më parë nga SHBA për sulme të mundshme nga Irani.

Bardhi tha se Rama e ka trajtuar alarmin e ambasadës amerikane si një hamendësim, duke vënë në duke se çështja e sigurisë kombëtare nuk është politikë.

Deputeti demokrat i drejtoi kryeministrit tre pyetje lidhur me situatën dhe kërkoi të paraqitet në seancë për të dhënë llogari.

“Çështja e sigurisë kombëtare nuk janë çështje as Tëitteri, as qëndrimeve me burime të qeverisë, as çështje kafenesh. Janë çështje të rëndësishme. Mirëpo, qëndrimi që ju referua ministri i qeverisë ishte përtej të qenurit skandaloz. Mesazhi politik që dha dje Edi Rama dhe që ministri tha, kemi një reagim e s'kemi pse të diskutojmë më tej, përmes zyrës së shtypit të kryeministrit, është që shqiptarët nuk duhet t'i besojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të sigurisë dhe se nuk duhet t'i kushtojnë vëmendje njoftimeve të tyre.

Ne kërkojmë që kryeministri të paraqitet menjëherë në seancë plenare dhe t'i japë shpjegime për deputetët për tre çështje kryesore: Pse e cilësoi hamendësim paralajmërimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për synimet me vullnet të keq të Iranit në raport me Shqipërinë?  A ka koordinim mes partnerëve ndërkombëtarë për çështjen dhe çfarë informacionesh ka shkëmbyer qeveria shqiptare me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës? A ka një vlerësim zyrtar të institucioneve shqiptare për situatën e sigurisë në lidhje me çështjen e Iranit dhe çfarë masash parandaluese janë marrë dhe cilat janë strukturat e angazhuara në këtë çështje?”, deklaroi Bardhi.

 

Të fundit