Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmëron Boçi: Rama synon zhdukjen e opozitës, do ketë akte më të forta

Paralajmëron Boçi: Rama synon zhdukjen e opozitës, do ketë

Ndërsa kaosi dhe tensioni ka karakterizuar seancën plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka treguar se çfarë po arrin opozita me aksionin e arritur deri më tani.

I ftuar në ‘A2 CNN’, Boçi ka paralajmëruar edhe akte më të forta se ato që janë parë deri më tani.

Kemi arritur pjesën e fazës së parë, kemi përcjellë bashkimin e grupit parlamentar të PD, gatishmërinë e deputetëve të PD për të qenë pjesë e aksionit politik kulmor dhe për të ndërmarrë veprime të tjera më domethënëse në raport me protestën e tyre, me qëllim që edhe bllokimi të marrë një pamje tjetër, edhe në mënyrë psikologjike, duket sikur publiku ngopet me aktet e njëjta dhe duan akte më të forta dhe këto akte do jenë edhe baza mbi të cilën do të ndërtohet reagimi qytetar”, tha ai.

Sot janë përjashtuar 6 deputetë demokratë, mes tyre Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Për Boçin, kjo është një tregues se si kjo mazhorancë synon që të eliminojë opozitën nga skena politike.

“Përjashtimet janë përjashtuar në një ritual goditës dhe një përpjekje për ta eliminuar nga skena politike”, u shpreh Boçi, pas vendimit nga Sekretariati i Etikës .

Të fundit