Flash News

Ditari i Opozitës

"Paratë në Bashkinë e Tiranës vidhen sipas një manuali"/ Këlliçi: SPAK s’merr guximin të hetojë

"Paratë në Bashkinë e Tiranës vidhen sipas një

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.

i ftuar në Syri TV, Këlliçi ngriti akuza ndaj Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se korrupsioni në administratën vendore është kthyer në një skemë të organizuar, ku çdo zonë ka ‘çmimin e vet të vjedhjes’.

Këlliçi tha se skema korruptive funksionon si një manual financiar, ku të gjitha llogaritjet për shpërndarjen e parave të përfituara në mënyrë të paligjshme bëhen paraprakisht. Më tej deputeti demokrat ka deklaruar se qeveria po vjedh sipas një manuali të caktuar dhe SPAK nuk ka guxim ti hetojë.

Këlliçi: Të gjithë temën e diskutimit e trajtonte sikur të ishte diçka krejt normale e marrë në një manual. Pra, në manualin tonë tek drejtoria e tatim taksave në bashki, tek zona ‘filan’ vidhet 10 euro metri katror, tek zona ‘filan’ vidhet 20 mijë lekë metri katror...bëhen 10 biznese, bëhen 100 mijë lekë, bëhen 100 biznese në fund të muajit, bëhen 100 mijë lekë. E rregullon këtë punë, bëhen 10 milionë lekë diku, 2 milionë këtu, i ndajmë të gjithë.

Pra, hynte vetëm në llogaritje financiare sesi do të ndaheshin paratë që vidheshin nga arka e buxhetit të Bashkisë Tiranë. Nga xhepat qytetarëve...dhe ka një gjë këtu që e kemi paralajmëruar dhe bashkë. I gjithë ky aksioni që u ndërmor nga Rama, në fakt është propaganda edhe më e madhe që mund të kemi parë 10 vitet e fundit për shkak se nuk kemi parë një ndërtim pa leje, apo një tent pa leje, një lavazh pa leje që nuk është ndërtuar këto 12 vite që ky ka qenë kryeministër dhe nuk është ndërtuar me lejen e këtij dhe me dakordësinë e ‘banorin’ e burgut të Durrësit, që është Erion Veliaj.

Kështu që, thënë këtë e gjitha kjo ka qenë një maskaradë për ti hedhur hi syve qytetarëve, për të zhvendosur vëmendjen...

Duhej hequr vëmendja nga 11 Maji, nga denoncimi farsë, etj-etj. Dhe sot unë dua të falënderoj emisionin ‘Piranjat’, që ka prodhuar një megaskandal në gjykimin tim që duhej menjëherë të ishin marrë masat.

Më bën përshtypje një gjë. SPAK duhet të falënderojë të gjitha mediat investigative për punën që bëjnë. Po si ka mundësi që gjithë këto denoncime që dalin me fakte, me audio, me video, me prova. Po si nuk vijnë njëherë të kërkojnë informacion, të çojnë një shkresë zyrtare emisionit ‘Piranja’, apo ‘Plug’, se nëse do të kishim patur SPAK këtu, mjaftonte ‘Plug’-u që ka bërë punë më shumë se SPAK-u që ka zbardhur tre çerekun e dosjeve korruptive në Shqipëri.

Po si nuk çoi një shkresë, ‘ore si qëndron e vërteta në raport me ngjarjen, me denoncimin’ dhe të marrin masat. Dhe mos harro, Arlind Naska që denoncohet në këtë material, është një ndër drejtorët e ‘5D’ që është amnistuar.

Këta nuk marrin as mundimin më të vogël të kërkojnë sqarim. Ore, mos janë Piranjat gabim? Mbase është Plugu gabim...ose nëse të gjitha këto materiale që dalin janë autentike, këtu preket buxheti i bashkisë, këtu preken taksat e qytetarëve...

Të fundit