Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Ballukut dhe Vengut, Berisha i nxjerr "CV" edhe Peleshit

Pas Ballukut dhe Vengut, Berisha i nxjerr "CV" edhe Peleshit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me publikimin e "CV" të anëtarëve të kabinetit qeveritar "Rama 4".

Pas "CV" së ministres Belinda Balluku, dhe Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, ku rreshtoheshin aferat korruptive që këta të fundit akuzohen, Berisha ka publikuar edhe "CV" e kryetarit të ri të Kuvendit të zgjedhur nga mazhoranca, Niko Peleshit. 

Në "CV" e publikuar nga Berisha renditen gjithashtu disa afera për të cilat Peleshi akuzohet si i implikuar gjatë kohës që ka shërbyer si Ministër i Bujqësisë dhe i Mbrojtjes. 

"CV-ja që i siguroi Niko Peleshit postin e Kryetarit të Kuvendit",- shkruan Berisha në fb krahas fotos. 

Postimi i plotë:

 

Të fundit