Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë

Rama: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje të

Gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në punët e drejtësisë. Ai e quajti këtë si një garanci për të ardhmen e vendit.

“Është fakt që ne nuk kemi ndërhyrë në asnjë rast, në përmbajtjen e një çështjeje me të cilën është marrë drejtësia. Dhe nuk do ta bëjmë as sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”.

 “Kjo bëhet për të ardhmen tonë. Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, përzgjedhjeje apo promovimi prokurorësh dhe gjykatësish, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.

Por shumë qytetarë dhe analistë, reforma në drejtësi ka qenë e mbushur me polemika, dhe shpesh është akuzuar për ndikim politik.

Edhe pse Rama thotë se pushteti ekzekutiv nuk përzihet, emërimet dhe promovimet në sistemin gjyqësor shpesh kane ngjallur dyshime.

 

Të fundit