Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Komisionit të Rithemelimit, gratë e LDGSH-së shkojnë në PD: Basha na ka vënë drynin

Pas Komisionit të Rithemelimit, gratë e LDGSH-së shkojnë
Përfaqësueset e LDGSH-së gjejnë dyert e kyçura

Pas anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, kryesisht përfaqësues nga Forumi Rinor, në selinë e PD-së mbërritën edhe përfaqësues të Lidhja Demokratike të Gruas Shqiptare. 

Gratë tentuan të hynin në seli, por dyert sërish ishin të mbyllura. Në një deklaratë për mediet, njëra nga përfaqësueset tha se një akt i tillë nuk ka ndodhur as në trazirat e vitit 1997, duke theksuar se do të rikthehen sërish nesër.

“Jemi forumi i gruas. Jemi pjesë e Lidhjes Demokratike të Gruas. Kjo nuk ka ndodhur as në vitin e mbrapshtë të '97. Na vjen keq që deputeti Basha na paska vënë drynin”, u shpreh përfaqësuesja e LDGSH-së.

Kujtojmë se pak më parë nënkryetari i FRPD-së, Grigels Muçollari, hodhi akuza mbi Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi, për falsifikimin e emrave të delegatëve të 18 dhjetorit, duke deklaruar se një pjesë e tyre nuk janë as anëtarë të PD-së.

“Dua të bëj të qartë, delegatët që Bardhi ka lexuar janë 1.534, ku ndër këta mbi gjysma s’kanë qenë të pranishëm aty. Mbi 200 anëtarë Bardhi i ka lexuar 3-4 herë për të rritur numrin në mënyrë artificiale. Rreth 831 emra i ka sajuar në mënyrë të qëllimshme, 1687 janë emra që nuk janë anëtarë të Kuvendit madje as anëtarë të PD-së”, deklaroi Muçollari.

Të fundit